Hoxhiq: Ajo që nuk kam librezë partiake nuk paraqet problem të bëhem zëvendësdrejtor

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e ka emëruar Xhelal Hoxhiqin si zëvendësdrejtor të Agjencisë për realizimin e së drejtës së bashkësive nën 20%. Ai në këtë funksion vjen nga sektori civil. Për “Fokus” ke thënë se e ka pranuar ofertën nga Qeveria me qëllim që të kontribuojë për përmirësimin e gjendjeve, njofton Portalb.mk.

“Motivi im që ta pranoj këtë funksion është që të përmirësohet gjendja me diskriminimin e bashkësive etnike të cilat janë nën 20%, do të mundohem që përmes pozitës si zëvendësdrejtor i Agjencisë ta justifikoj. Dua të rikujtoj se ajo që nuk kam librezë partiake nuk paraqet problem”, tha Hoxhiq.

Ai shtoi se përvoja e tij e arritur nëpërmjet punës së projekteve tregon se bashkësitë etnike të cilat janë nën 20%, ndërsa në letër i kanë të gjitha të drejtat, në praktikë nuk tregohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button