Në Danimarkë janë shitur 20 tonë vezë të kontaminuara me “fipronil”

Njëzet tonë vezë të kontaminuara me insekticidin “fipronil” nga Belgjika janë shitur në Danimarkë, kumtoi shërbimi nacional për siguri të ushqimit.

“Firma daneze Danaeg prodakts ka marrë gjithsej 20 tonë vezë nga një eksportues belg. Vezët ishin shitur kryesisht në kafene dhe keterering firma dhe me siguri nuk iu janë shitur në sasi të mëdha tregtarëve me pakicë”, kumtoi shërbimi.

Ata pohojnë se vezët nuk janë të rrezikshme për konsumim.

“Analizat tregojnë se gjurmë nga fipronil ka në ato vezë, por nuk janë në nivel të dëmshëm për shëndetin e njeriut”, kumtoi shërbimi danez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button