IOM: Mbi 50 emigrantë ilegalë janë mbytur në afërsi të bregut të Jemenit

Rreth 180 emigrantë etiopianë dhe somalezë mëngjesin e sotëm nga kontrabandistët kanë qenë të detyruar të kërcejnë në Detin Arab dhe supozohet se 55 prej tyre janë mbytur, njofton Organizata Ndërkombëtare për Emigrim (IOM).

“Pamë pesë trupa dhe mund ta konfirmoj vdekjen e tyre. Pesëdhjetë persona ende rezultojnë si të zhdukur, por supozojmë se edhe ata janë mbytur”, theksoi zëdhënësja e IOM-it, Olivia Heden.

Ajo theksoi se ky mund të jetë trend i ri, që kontrabandistët kur të gjenden në situatë të rrezikshme emigrantët ilegalë t’i lënë në afërsi të bregut.

IOM njofton se ky është rasti i dytë gjatë dy ditëve të fundit. Në afërsi të bregut të provincën jemenase Shabua dje kontrabandistët kanë detyruar 120 persona ta braktisin anijen, ndërsa 50 prej tyre janë mbytur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button