Ministri Spasovski u takua me ambasadorin iranian Karimi

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në Shkup pati takim me ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Republikën e Maqedonisë, Hosein Karimi.

Në takim, informojnë nga MPB-ja, ambasadori Karimi ia uroi zgjedhjen për ministër Spasovskit dhe i dëshiroi punë të suksesshme. Ai i uroi ministrit Spasovski edhe për punën mirë të kryer të policisë së Maqedonisë gjatë organizimit të ndeshjes së Super Kupës së UEFA-s. Ambasadori Karimi e potencoi përgatitjen e Republikës Islamike të Iranit për rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Средба амбасадор Иран

Ministri Spasovski shprehu falënderime për urimet dhe potencoi se puna mirë e kryer dhe profesionalizmi i treguar gjatë organizimit të Super Kupës është prej segmenteve të cilat do të ndihmojnë që policia e Maqedonisë ta kthejë besimin te qytetarët, i cili ishte humbur në periudhën paraprake. Ai shprehu përgatitje për rritjen e bashkëpunimit me Republikën Islamike të Iranit, para së gjithash në tejkalimin e problemeve me emigrantët, si dhe problemet me turizmin dhe radikalizmin islamik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button