Hasani: Nuk i tërheq përjashtimet e 13 punonjësve

Drejtori i përgjithshëm i NP “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura Irfan Hasani mbetet në vendimin e tij të djeshëm për përjashtimin e 13 punonjësve nga puna edhe përkundër kërkesës nga Sindikata për tërheqjen e tyre.

“Bëhet fjalë për të punëusuar të cilët në mënyrë të paparalajmëruar ndërprenë veprimtarinë e punës dhe në pajtim me Ligjin për marrëdhënie pune dhe Marrëveshjen kolektive i përjashtova nga puna për shkak të mosrespektimit të detyrave të punës dhe kërcënimit të sistemit hekurudhor. E respektojë ligjin dhe s’do ta tërheq vendimin. Në afat prej shtatë ditëve kanë të drejtë ankese deri te Këshilli drejtues dhe atëherë do të shohim se çka do të ndodh, theksoi Hasani në përgjigjen e pyetjes pas firmosjes së sotme të marrëveshjes për realizimin e projektit “Remont i linjës hekurudhore Tabanoc – Karposh – Kumanovë” dhe “Miravci – Smokvicë” me konsorciumin gjerman „Wiebe & Alpine“.

Ai potencoi se krahas 13 të punësuarve të cilët u përjashtuan nga puna, dënime më të buta fituan edhe të punësuarit tjerë dhe shtoi se nëse detyrohet ai do të përjashtojë të tjerët pa dallim sa është numri i tyre. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button