Renditja e FIFA-s: Shqipëria e 63-ta, Maqedonia e 135-ta, Kosova e 180-ta

Në renditjen e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), kombëtarja e Shqipërisë dhe Turqisë ruajnë pozitat e tyre të mëparshme. Turqia mbetet në pozitën e 33-të ndërsa Shqipëria e 63-ta. Përfaqësuesja e Maqedonisë shënoi rënie për një vend dhe mban pozitën e 135-të kurse Kosova në vendin e 180-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas renditjes së muajit gusht të publikuar në ueb faqen e FIFA-s, Turqia ashtu si edhe muajin e kaluar u radhit në vendin e 33-të.

Brazili ngjitet në majë duke marrë vendin e parë, në të cilin gjatë muajit të kaluar ishte Gjermania. Polonia arriti renditjen më të lartë në historinë e saj duke u ngjitur në vendin e pestë.

Nga kombëtaret e grupit I të kualifikimeve për Botërorin FIFA 2018, Kroacia u radhit në vendin e 16-të, Islanda në vendin e 20-të, Ukraina në vendin e 27-të, Finlanda në vendin e 110-të kurse Kosova në vendin e 180-të.

Shqipëria ashtu si herën e kaluar u radhit në vendin e 63-të, ndërsa Namibia u bë kombëtarja me ngritjen më të madhe për 20 vende duke u radhitur në pozitën e 136-të.

Renditja e ardhshme e ranglistës botërore të FIFA-s do të bëhet më 14 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button