SHBA-të presin sezonin më aktiv të uraganeve që nga viti 2010

Agjencia Nacionale Amerikane për Oqeane dhe Atmosferë (NOAA) njoftoi se sezoni i uraganeve që filloi në SHBA mund të shkaktojë më shumë dëme nga sa pritej dhe të jetë më aktiv që nga viti 2010, raporton Anadolu Agency (AA).

Pritet që dy uraganë të godasin bregun e Floridas, në SHBA. Ky njoftim i NOAA ka shqetësuar amerikanët të cilët më herët janë ballafaquar me fuqitë shkatërruese të lëvizjes së ajrit, ndër të cilat nga uragane dhe stuhitë.

“Këtë sezon uraganet mund të jenë më keq se sa pritej. Mund të jenë më aktiv nga viti 2010”, thuhet në njoftimin.

Sezoni duhet të përfundojë në nëntor, ndërsa stuhitë mund të lënë pasoja mbi jetën e njerëzve në disa rajone.

Në parashikimet që janë bërë publike në muajin maj, është thënë se priten mes 11 dhe 17 stuhi tropikale, por tani ky numër është ndryshuar në 14 dhe 19.

Prej tyre diku pesë dhe nëntë do të jenë uragane, ndërsa dy apo pesë uragane të mëdha. “Tani gjendemi në periudhën kur formohet sasi e madhe e stuhisë”, deklaroi Gerry Bell, meteorologu i NOAA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button