Media e huaj lejohet të shohë raketën që do të nisë Koreja e Veriut

Zyrtarët e hapësirës të Koresë së Veriut ndërmorën një hap të rrallë dje duke lejuar gazetarët e huaj që të shihnin një raketë,  që pavarësisht kundërshtimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut,  po përgatitet që të niset këtë javë.

Gazetarët thonë se të treja pjesët e raketës Unha 3 ishin në platformën e nisjes në fabrikën e re të hapësirës Tongchang në provincën e Pyonganit verior në brigjet perëndimore. Gazetarët paraqitën gjithashtu edhe një sallë komandimi ku teknikë të veshur me të bardha punonin në kompiuterat e terminaleve.

Pheniani thotë se raketa, e cila do të niset mes datave 12 dhe 16 prill do të ketë në bordin e saj vetëm një satelitë për motin,  por Shtet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut thonë se kjo ngjarje është një test për raketat balistike.

Një dokument sekret që shoqëron fotot, i cili u ndalua fillimisht të dielën nga agjencia e lajmeve Yonhap, thotë se pamjet tregojnë punonjës që gërmojnë në një tunel  të ri në fabrikën bërthamore të Pungeyerit në verilindje të vendit. Koreja e Veriut ka kryer dy teste bërthamore në tunelet e kësaj zone – një në tetor të vitit 2006 dhe në maj të vitit 2009.
Njoftimet bëjnë të ditur se punimet për tunelin duket se janë në fazën përfundimtare të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button