Strugë, sekuestrohen shtatë taksi-furgonë pa liçencë

Në kuadër të aksionit dhe kontrolleve të zgjëruara nga Inspektorati shtetëror i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, në pajtim me ligjin për komunikacion, janë sekuestruar shtatë furgonë që shërbenin për transportin e udhëtarëve, mjete të cilat nuk i plotësonin detyrimet ligjore njoftojnë nga Inspektorati.

Kontrollet nga këto organe u bënë në relacionin Strugë -Ohër.

Sipas Ligjit nga Inspektorati njoftojnë se personat që kapen duke transportuar udhëtarë pa leje dhe liçencë të nevojshme do të gjobiten me nga 500 euro, ndërsa makinat do tu sekuestrohen për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj, theksojnë nga dikasteri i Transportit.

Lajme të ngjashme

Back to top button