Ministria e Shëndetësisë ka emëruar drejtorë të rinj në disa institucione shëndetësore publike

Ministria e Shëndetësisë informoj se javën e kaluar u emëruan drejtorët e këtyre institucionet shëndetësore publike:

– Instituti i gjerontologjisë – Salija Latif
– Instituti për sëmundje të mushkërive tek fëmijët në Kozle – Angelco Andonovski
– Klinika Universitare e Reumatologjisë – Filip Gucev

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se më tej se në spitalin psikiatrik Bardovcë mbetet drejtori i deritanishëm, Qamil Kovaçi.

“Gjithashtu, janë shkarkuar drejtorët ekonomik në institucionet e mëposhtme shëndetësore publike: Spitali Klinik Tetovë, Spitali Klinik  Shtip, Klinika Universitare për radioterapi dhe onkologji, Klinikën Universitare të kardiologjisë, Klinika Universitare për kardiokirurgji, Klinika Universitare e biokimisë klinike, Klinikën Universitare të neurokirurgjisë, Klinika Universitare për kirurgji digjestive, Klinika Universitetare e kirurgjisë plastike, Klinika Universitare për kirurgji torakale dhe vaskulare, Klinika Universitare për gastroenterohepatologji dhe Klinika Universitare TOARILUC”, thonë nga Ministria.

Lidhur me emërimin e drejtorëve të institucioneve shëndetësore publike, Ministria e Shëndetësisë potencon se ata qëndrojnë prapa vendimeve të marra dhe besojnë se së bashku me këto kuadro do ta realizojnë  vizionin e tyre për shëndetësi më  të mirë  për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. “Theksojmë se Ministria e Shëndetësisë rregullisht ndjek punën e drejtorëve të rinj dhe do të reagoj nëse mungojnë rezultatet e pritura. Në të njëjtën kohë, ne u dëshirojmë punë të suksesshme drejtorëve”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button