fbpx

Shqipëri, Gjinari vazhdon të digjet (VIDEO)

Gjinari vijon të jetë në flakë edhe sot. Zjarri ka përfshirë faqen e malit ku është e pamundur që të ndërhyet.

Ndërkohë, vijon operacioni i zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë për të vënë nën kontroll situatën, e cila nuk favorizohet aspak nga temperaturat e larta dhe era.

Dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme dhe shkaku mund të jetë edhe konkurrenca, pasi kjo zonë është e frekuentuar vitet e fundit nga turistët, njofton TCH.

Po ashtu, në të gjithë vendin ka disa vatra, ndërsa shtabi i Emergjencave Civile u mblodh në Tiranë për të analizuar situatën.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close