Kroacia e ndryshoi rregulloren për kontroll inspektues

Ministri kroat i Bujqësisë, Tomisllav Tolushiq sot solli vendim për ndryshimin e Rregullores për kontrollin fitosanitar të frutave dhe perimeve të importuara prej shteteve të cilat nuk janë anëtare e BE-së, me të cilin çmimet e inspeksioneve janë rritur për mbi 22 herë.

Ky vendim i Tolushiqit pasoi pas reagimeve të ashpra të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e përfshirë edhe Maqedoninë, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejt janë goditur prej vendimit të tillë të Kroacisë të sjellë më 15 korrik.

Me rregulloren parashihej që çmimi i mbikëqyrjes inspektuese të jetë nga 2.000 kuna (270 euro) për çdo lloj perimesh ose frutash, që në praktikë do të thotë se një kamion i cili në Kroaci i importon nga pesë lloje të ndryshme të produkteve bujqësore duhet për inspeksion të paguaj 10.000 kuna (1.350 euro).

Ministrat e Bujqësisë së Maqedonisë, Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi në takimin e së hënës në Sarajevë kërkuan që Zagrebi me urgjencë ta tërheq rregulloren. Katër vendet kërkuan që Kroacia t’i përshtatë çmimet e veta për kontroll të inspektuar me çmim mesatar në vendet anëtare të BE-së dhe i apeloi BE-së të kyçet në tejkalimin e kontestit. Ata paralajmëruan edhe se nëse Zagrebi nuk e tërheq vendimin për rritjen e çmimeve të inspeksioneve, do të ndërmarrin masa reciproke ndaj Kroacisë.

Me vendimin e sotëm të Tolushiq për ndryshimin e Rregullores, çmimet për mbikëqyrjen inspektuese përsëri kthehen në 90 kuna (12 euro).

“Ministria e Bujqësisë e ndryshoi Rregulloren për mbikëqyrjen inspektuese të frutave dhe perimeve. Ndryshimi ka të bëjë me kompensimin për kontrollin e harmonizimit të produkteve me standardet tregtare dhe është 90 kuna për secilin lloj të frutave dhe perimeve në kuadër të kontrolleve të cilat i zbatojnë inspeksionet bujqësore dhe fitosanitare. Rregullorja do të publikohet të premten, më 11 gusht 2017”, qëndron në kumtesën zyrtare të Ministrisë kroate të Bujqësisë të publikuar sot.

Me vendet fqinje është dakorduar prej nesër të mos ketë bllokime tregtare në kufi, ndërsa në bashkëpunimin e mëtejmë do të analizohen çmimet e kontrolleve inspektuese në rajon që të sigurohet mbrojtja e konsumatorëve dhe konkurrenca e prodhuesve në mënyrë e cila nuk do të ndikojë mbi këmbimin tregtar.

“Së shpejti pres takim për shfrytëzimin e mjeteve agrokimike të cilat nuk janë të lejuara në BE, për përshtatjen më të shpejtë të bujqve të rajonit ndaj rregullave të BE-së”, thuhet në kumtesë.

Mbrojtja e konsumatorëve edhe më tej mbetet prioritet i lartë i Ministrisë kroate të Bujqësisë, me ç’rast, paralajmëron edhe se kontrollet inspektuese do të zbatohen me intensitet të njëjtë.

“Çdo dërgesë e frutave dhe perimeve në Kroaci duhet edhe më tej të jetë në pajtim me standardet e përgjithshme tregtare – të padëmshme, të shëndosha, të pastra, të papjekura dhe të specifikuara drejtë, ndërsa produktet duhet t’i qëndrojnë transportit që në destinacionin e duhur të arrijnë në gjendje të kënaqshme”, thekson Ministria.

Vendimi i Tolushiq pason vetëm dy ditë pasi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq deklaroi se çmimet e rregulluara në këtë mënyrë janë shumë të larta dhe se do të kërkojë prej ministrit të Bujqësisë ta zgjidh këtë problem në afatin më të shkurtër. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button