Manchester United e kërkon fëmijën të cilit Zhose Murinjo ia dha medaljen e argjendtë në Shkup

Manchester United e kërkon fëmijën të cilit Zhose Murinjo ia ka dhënë medaljen e argjendtë pas ceremonisë së ndarjes së medaljeve që u bë pas garës së Super Kupës së UEFA-s në Shkup, të martën në mbrëmje, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, Murinjo shkoi për të biseduar me tifozët e Manchester United dhe ia dha medaljen një fëmijut në publik, ndërsa pas asaj përmes faqes zyrtare të facebook-ut të Manchester United u publikua se nëse e njeh dikush fëmijën e vogël le ta kontaktojë klubin.

“Gjest i lartë nga Zhose që ia dha medaljen nga UEFA Super Kupë një tifozit fëmijë! A e njeh dikush fituesin me fat? Ju lutemi na kontaktoni!”, është publikuar në faqen e Manchester United.

“Ndonjëherë kur fitoj nuk i ruaj medaljet dhe mund ta mendoni kur humb sa mund t’i ruaj”, ishin fjalët e Murinjos në konferencën për shtyp pas ndeshjes në Shkup.

“Unë do ta vendos medaljen diku në shtëpi, ndërsa për atë fëmijë medalja është si hëna. Ai ishte një fëmijë i vogël me dres të Manchester United, nuk e di prej nga është. Mendoj se për fëmijën kjo është diçka që nuk do ta harrojë kurrë”, u përgjigj ai në pyetjen pse e keni dhënë medaljen e argjendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button