Venezuelë, qeveria vijon me masat totalitare

Asambleja Kushtetuese e Venezuelës miratoi një ligj që krijon një institucion të quajtur Komisioni i së Vërtetës.

Komisioni do të drejtohet nga Delcy Rodrigez, e cila gjithashtu udhëheq asamblenë. Sipas Rodrigez, komisioni do të hetojë akte dhune që janë kryer për qëllime politike apo mungese tolerance.

Por kritikët dhe analistët thonë se kjo është një tjetër mënyrë për të shtypur opozitën dhe për të sulmuar krerët e saj. asambleja kushtetuese u krijua që të rishkruajë kushtetutën, por deri tani është marrë me gjëra të tjera si shkarkimi i kryeprokurores Lusia Ortega dhe miratimi i një ligji që nuk lejon Parlamentin e kontrolluar nga opozita të ndërhyjë në vendimet e Asamblesë.

Në fakt, qëllimi i Asamblesë Kushtetuese është mënjanimi i Parlamentit dhe rritja e fuqive të presidentit Nicolas Maduro dhe fakti që çdo vendim asambleja e ka miratuar unanimisht, tregon qartë varësinë nga qeveria.

Vetë presidenti Maduro, pavarësisht kritikave të ashpra, edhe nga Papa Francesku, për krijimin e asamblesë, vijoi me planin e tij dhe në fakt, krijimi i asamblesë thjesht ka përkeqësuar situatën kaotike në Venezuela.

Qeveria fajëson terroristët e djathtë për dhunën në vend, por vetë OKB e ka përgënjeshtruar këtë, pasi tha se shumica e viktimave në vend gjatë protestave janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button