Ja çfarë apartamente kërkojnë më shumë qytetarët e Maqedonisë

Madhësia mesatare e apartamenteve të ndërtuara vjet në vend përfshin 61.5 metër katror ndërsa Komuna e Aerodromit të Shkupit me 1.001 ndërtesa të përfunduara ka qenë faqja më e madhe e ndërtimit në të cilën kanë punuar kompanitë që merren me investime në sektorin banesor, shkruan Faktor.mk, njofton Portalb.mk.

Të dhënat statistikore për ndërtimin e apartamenteve tregojnë se qytetarët e Maqedonisë gjatë vendosjes për blerje të apartamenteve më shumë interesim shprehin për apartamentet dy dhomëshe dhe tre dhomëshe. Këto dëshira të blerësve i ndjekin edhe kompanitë ndërtimore ku edhe më shpesh ndërtojnë ndërtesa pikërisht me apartamente të tilla.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në vitin 2016 kompanitë ndërtimore kanë ndërtuar 3.483 apartamente si dhe 2.709 apartamente të ndërtuara në mënyrë individuale, gjegjësisht gjithsej 6.192 apartamente. Prej tyre, pjesa më e madhe e apartamenteve ose 2.061 janë tre dhomëshe, ndërsa 1.752 dy dhomëshe. Apartamentet katër dhomëshe janë në numër prej 973 ndërsa njëdhomëshet 774. Blerësit e apartamenteve kërkojnë edhe apartamente më të rehatshme me madhësi më të madhe dhe për këtë gjë vjet janë ndërtuar edhe 399 apartamente pesë dhomëshe, 168 gjashtë dhomëshe, 44 me shtatë dhoma dhe 21 me tetë dhe me më shumë dhoma.

Nga Agjencia e Shkupit për Patundshmëri “Level 7” thonë se apartamente me një dhomë dhe me dy dhoma madhësia e së cilave lëviz prej 35-42 metër katror dhe të cilat kanë një dhomë gjumi më vete ose ofrojnë mundësinë e përshtatjes dhe ndërtimin e një dhomë gjumi shtesë janë më të kërkuara.

“Pastaj vinë apartamentet me sipërfaqe prej 55 deri 65 metër katror me dy dhoma gjumi ose tre dhomëshe të cilat janë me madhësi më të vogël nga standardja, por e mbajnë numrin e nevojshëm e dhomave të gjumit dhe në përgjithësi i kënaqin nevojat e jetesës bashkëkohore në mjediset urbane dhe gjithsesi janë profitabile për shkak fuqisë e konsumatorëve për blerje. Apartamentet me madhësi prej 80 deri 100 metër katror gjithashtu kërkohen, por në numër më të vogël që kërkohen nga klientët janë apartamentet me tre dhoma gjumi, me parking banesor dhe lokacion atraktiv”, tha Igor pançevski, menaxher i Agjencisë “Level 7”.

Për apartamentet prej 100 metër katror siç tregoi Pançevski, kërkesa viteve të fundit është më e vogël në krahasim me vitet e kaluara dhe pothuajse nuk ka klient që do të investonte për blerjen e llojit të tillë të apartamenteve.

Rajoni i Shkupit është qëllimi kryesor i ofensivës ndërtimore të investitorëve që ndërtojnë apartamente. Vjet janë ndërtuar 2.007, ndërsa gjysma e tyre janë në Komunën Aerodrom ose 1.001 apartamente. Pastaj vinë Karposhi me 323 apartamente të ndërtuara, Qendra me 332 dhe Kisella Voda me 245 apartamente.

Pikërisht këto lokacione janë edhe më të kërkuara nga klientët e Agjencive për patundshmëri. Anketa e bërë nga Faktor.mk e bërë tregon se Shkupi është qytet më tërheqës për blerjen e apartamenteve ndërsa pas Shkupit vjen Ohri. Për qytetet e tjera pothuajse nuk ka interes përveç shitjeve lokale.

“Për lokacionet, më tërheqëse për blerje janë akoma apartamentet të cilat ndodhen në vendbanimet Karposh, Aerodrom dhe gjithsesi Qendër”, tha Pançevski.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se më pak apartamente të ndërtuara ka në Strumicë 449 dhe në Shtip 211.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button