Maqedoni, ende nuk ka makina per nxjerrjen e dokumenteve

PROJEKT: “Makina për nxjerrjen e dokumenteve”

Nëpër lokacionet qendrore nëpër disa qytete do të vendosen makina prej ku qytetarët mbi baza të identifikimit elektronik ( p.sh. me dokument biometrik) do të mund që të shërbehen edhe me dokumente të tipit si certifikata nga libri amë, fletë pronësi, dokumente nga Regjistri Qendrorë, Drejtoria Doganore, Drejtoria e të Hyrave Publike, Kadastra dhe të tjera. Makinat do të jenë të lidhura me internet deri të ato institucione të cilët i kryejnë këto shërbime elektronike. Qytetarët do të mund që përmes kartës të bëjnë pagesën e shërbimit si dhe pagesën e shërbimeve shtesë si ujë, rrymë, telefoni etj. Veçanërisht do të shfrytëzohen në komuna ku nuk ka njësi rajonale të institucioneve qendrore dhe qytetarët vazhdimisht duhet që të udhëtojnë deri në zyrën më të afërt. (Buxheti: 900 mijë denarë për makinë AFATI: 2018)

ARSYETIM:

Projekti “Makinë për nxjerrjen e dokumenteve” është premtim i parealizuar i VMRO-DPMNE-së, dhënë në programin zgjedhor “E verifikuar” (2014-2018) në pjesën “Teknologjia informatike dhe reforma në administratën publike” (faqe 95), ndërsa i njëjti projekt është edhe në Programin e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së në vitin 2014 (faqe 24), ku thuhet:

Makina për nxjerrjen e dokumenteve ku qytetarët do të mund të marrin shërbime dhe dokumente të tipit si certifikata nga libri amë, fleta pronësie, dokumente nga Regjistri Qendror, Drejtoria Doganore, Drejtoria e të Hyrave Publike, Agjencia për Pasuri të Patundshme dhe të tjera (2018)

Me 24 prill të vitit 2014 mediumet publikuan se ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski dhe bartësi i listës së NjZ 6, gjatë vizitës në Tetovë ka promovuar këtë projekt.

Nëpër lokacionet qendrore nëpër disa qytete do të vendosen makina prej ku qytetarët mbi baza të identifikimit elektronik ( p.sh. me dokument biometrik) do të mund që të shërbehen edhe me dokumente të tipit si certifikata nga libri amë, fletë pronësi, dokumente nga Regjistri Qendrorë, Drejtoria Doganore, Drejtoria e të Hyrave Publike, Kadastra dhe të tjera. Makinat do të jenë të lidhura me internet deri të ato institucione të cilët i kryejnë këto shërbime elektronike. Qytetarët do të mund që përmes kartës të bëjnë pagesën e shërbimit si dhe pagesën e shërbimeve shtesë si ujë, rrymë, telefoni etj. Veçanërisht do të shfrytëzohen në komuna ku nuk ka njësi rajonale të institucioneve qendrore dhe qytetarët vazhdimisht duhet që të udhëtojnë deri në zyrën më të afërt.  (Popovski).  

Në Programin për punë të Ministrisë për Shoqërisë Informatike dhe Administratë (MSHIA) prej vitit 2016 (faqe 12), projekti është paraparë që të realizohet si pilot-projekt, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Përmes këtij projekti është planifikuar se në lokacione të caktuara do të vendosen makina në Shkup ku qytetarët në bazë të identifikimit elektronike do të mund që të të marrin më tepër shërbime dhe dokumente nga Regjistri Qendror, Drejtoria e Doganës, Drejtoria e të Hyrave Publike, Kadastra dhe të tjera. Makina do të lidhet përmes sistemit për ndërveprim deri të ato institucionet të cilat i ofrojnë shërbimet e veta në mënyrë elektronike. Qytetarët do të mund që nëpërmjet kartave të paguajnë shërbimin dhe shërbimet shtesë si ujë, rrymë, telefoni, taksën radiodifuzive etj. Specifika teknike për këtë pilot projekt është se përpunuar procedura e tenderit dhe e njëjta do të publikohet në pajtim me planin për prokurim publik në Ministri, thuhet në Program. 

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë me 19.02.2016 publikoi Plan vjetorë të ndryshuar për prokurime publike për vitin 2016, ku hynë edhe prokurimi publik i makinave për nxjerrjen e dokumenteve me afat të fillimit të prokurimit – shtatori i vitit 2016. Në plan është vërtetuar edhe vlera e llogaritur e pajisjeve prej 2.500.000 denarë.

Por, gjatë kontrollit në faqen e internetit të Ministrisë për Shoqëri Informatike nuk u gjet informacione se makinat janë siguruar dhe se janë vendosur nëpër disa lokacione. Nuk ka informacione as edhe se është realizuar tenderi.

Po ashtu, me kërkime në internet nuk mund që të shihet asnjë lajm në mediume se makinat e këtilla janë lëshuar në përdorim në ndonjë lokacion.

Në lidhje me realizimin e këtij projekti “Vërtetmatësi” ju drejtua Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, prej ku na u përgjigjën:

Prokurimi për projektin “Makina për nxjerrjen e dokumenteve” është paraparë në mars të vitit 2016 me vlerë prej 2.500.000 denarë, vetëm si pilot projekt. Qëllimi është që të testohet fizibiliteti dhe shfrytëzimi, ndërsa si shtesë është që të mund të shihen edhe mundësitë për përmirësimin e tij gjatë realizimit eventual të prokurimit kryesorë. Por, në atë moment përgatitej edhe dokumentacioni IPA për aplikim dhe për fitimin e IPA mjeteve, ai projekt ishte paraparë që të realizohet me mjete nga fondet IPA. Për atë se projektet nuk mund që të dyfishohen, gjegjësisht që të jenë edhe në planin tonë për prokurim publik dhe njëkohësisht të aplikohet për IPA, ai prokurim u la jashtë planit të prokurimit publik. Përsëri, IPA tenderi nuk u realizua, me çka ngeci edhe projekti “Makina për nxjerrjen e dokumenteve”, gjegjësisht ai projekt nuk u realizua. Për projekte më të mëdha, çdo herë janë të nevojshme studimet e fizibilitetit, pilot projekte, ndërsa më pas realizimi i prokurimit publik. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, si dhe faktin se mandati i Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE përfundoi me 01.06.2017 ( me 31.05.2017 u zgjodh qeveria e re e udhëhequr nga Zoran Zaev – LSDM), këtë premtim zgjedhor të VMRO-DPMNE-së e vlerësojmë si të parealizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button