Koncert i trios në piano Benxhamin sonte në “Verën e Ohrit”

Programi muzikor i “Verës së Ohrit” vazhdon me koncertin e sontëm të trios në piano Benxhamin në kishën “Shën Sofia”. Trion e përbëjnë Emir Imerov në violinë, Vag Papijan në piano dhe Aleksandar Kaganovski në violonçelë.

Koncerti do të fillojë në orën 20:30, ndërsa në program janë trioja në piano në C-mol i Nikollaj Rimski Korsakov dhe trioja në piano opusi 50 i Petar Iliç Çajkovskit.

Violinisti Emir Imerov është i lindir në Shkup. Ai fiton çmimin e parë në garën për violinistë kur kishte vetëm 12 vjeç. Në vitin 1991 shpërngulet në Gjermani, ku i vazhdon studimet për violinë dhe diplomon në Akademinë në Vurcburg në klasën e G. Zhislin. Gjatë studimeve fiton në gaarën “Feliks Mendelson” dhe si çmim merr bursë dyvjeçare në Shkollën e lartë bavareze për muzikë. Si anëtar i kuartetit “Virtuozo” nga Sankt Petersburgu, Imerov aktivisht mban koncerte në SHBA, Australi, Rusi, Zvicër dhe Gjermani.

Në vitin 1998 me trion të cilën e formon Imerov fiton në garën për muzikë kamertale në Tuluz dhe të njejtin vit ai fiton çmimin e dytë në garën për violinistë të rinj në Tashkent. Përsoset në klasën e D. Gede – koncert-mjeshtër i Filarmonisë vjeneze dhe vizitonb kurse mjeshtrish tek Zahar Bron dhe Viktor Tretjakov. Prej vitit 2004 Emir Imerov është koncert-mjeshtër i Orkestrës simfonike të Minhengllajdbah-Krefeld dhe ligjeron në akademinë e atjeshme muzikore. Është anëtar i ansamblit “Solistë evropianë” nga Luksem,burgu dhe mysafir-pedagog i përherhsëm i kurseve mjeshtërore në Greqi, Poloni, Gjermani, Belgjikë dhe Kroaci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button