Me vendim të Qeverisë 150 milionë denarë për NP “Rrugët e Maqedonisë”

Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” do të marrë 150 milionë denarë me ndryshimet e planifikuara dhe plotësimet e Programit për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2017 dhe Programin vjetor për Ndërmarrje publike për rrugët shtetërore.

Kjo është vendosur në seancën e djeshme të Qeverisë, e cila shqyrtoi Informatë për zgjidhjen e problemeve në Ndërmarrjen publike për rrugët shtetërore dhe në Ndërmarrjen publike “Rrugët e Maqedonisë”.

“Është marrë vendim që ndërmarrjet të parashtrojnë ndryshime dhe plotësim të Programit për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2017 dhe Programin vjetor të NP për rrugët shtetërore që të sigurohen 150.000.000 denarë për nevojat e NP ‘Rrugët e Maqedonisë’, pasi paraprakisht të sigurohen mendime pozitive nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe e Financave, dhe nga Komiisoni shtetëror për pengimin e korrupsionit, kumtoi sërbimi qeveritar për informim.

Kabineti qeveritar ka shqyrtuar edhe informatë për formimin e grupeve punuese për përgatitje të projekt-tekstit të ligjit të ri për energjetikë. Ministria e Ekonomisë në koordinim me Kabinetin e zëvendës kryetarit të Qeverisë të obliguar për çështje ekonomike duhet të formojnë grup punues, i cili do t’i koordinojë aktivitetet e lidhura me përgatitjen e projekt tekstit të ligjit të ri për energjetikë me përfaqësues nga kabinetet e kryeministrit, zëvendëskryeministrit për çështke ekonomike, Ministrisë së Ekonomisë dhe Komisionit rregullator për energjetikë.

Dispozitat të cilat do të përgatiten kanë të bëjnë me tregun e energjisë elektrike, tregun e gazit natyror, energjisë ngrohëse, naftës dhe derivateve të naftës dhe burimeve ripërtëritëse të energjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button