SHBA ndërton bazë ushtarake në Irak për ofensivën në Tal Afar

Një bazë ushtarake amerikane është themeluar në afërsi të qytetit veriperëndimor të Irakut, Tal Afar, ka njoftuar një burim ushtarak irakian, raporton Anadolu Agency (AA).

“Vendosja e bazës erdhi pas bisedimeve të mbajtura midis forcave amerikane dhe forcave irakiane të premten në lagjen Zammar të Mosulit”, tha të mërkurën kolonel Mehdi al-Hafaxhi për AA.

Sipas el-Hafaxhit, ekipet teknike kanë përfunduar më shumë se 50 për qind të punës së tyre në bazë.

Baza ushtarake duhet të përdoret për operacionet e planifikuara për të rimarrë Tal Afarin nga organizata terroriste DEASH. “Forcat speciale amerikane dhe këshilltarët janë vendosur në bazë”, konfirmoi ai.

Forcat irakiane janë duke u përgatitur për të nisur një ofensivë për të rimarrë qytetin Tal Afar nga DEASH-i pas mposhtjes së organizatës terroriste në Mosul muajin e kaluar. Tal Afar ka mbetur një bastion i DEASH-it pasi grupi terrorist mori nën kontroll territore të mëdha në Irakun verior dhe perëndimor në mesin e vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button