Ja nga sa do të dënohen rishitësit e biletave të Superkupës

Pesë persona të cilët janë kapur duke i rishtur biletat e Supërkupës UEFA, për të cilët Ministria e Punëve të Brendshme, sot janë marrë vesh me Prokurorinë Publike Publike të Shkupit që të paguajnë dënim prej 500 eurove, njofton Portalb.mk.

“Njëri nga të dyshuarit është shtetas i Republikës së Serbisë, dy janë shtetas të Britanisë së Madhe, ndërkaq dy persona kanë shtetësi të dyfishtë të Maqedonisë dhe SHBA-së. Me të gjithë, prokurorët kompetent janë marrë vesh që të paguajnë dënim me para prej 500 eurove, ndërkaq për personat që s’janë shtetas të Maqedonisë është e paraparë edhe largim prej Maqedonisë në kohëzgjatje prej një viti”, kumtojnë nga Prokuroria.

Propozimi i Prokurorisë është dorëzuar te gjykatësi i procedurës paraprake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button