Rreth 2.000 udhëtarë kanë mbetur në errësirë gjatë lundrimit

Udhëtarët e një anije që ka lundruar nga Sidnei drejt Dubait kanë kaluar dhjetë ditë në errësirë të plotë, ndërsa arsyeja për këtë ka qenë sulmi potencial nga ana e piratëve somalezë në Oqeanin Indian dhe Detin Arab.

Pothuajse 2.000 udhëtarë kanë kaluar 10 ditë nga 94, sa ka zgjatur lundrimi, në heshtje dhe errësirë të plotë, për shkak se muajve të fundit piratët somalezë kanë rrëmbyer disa persona në rajonin rreth Gadishulli Arab.

Midis udhëtarëve është krijuar panik, për shkak se kanë filluar të besojnë se po përgatitet sulm terrorist, ndërsa kapiteni i anijes ka filluar ta trajnojë personeli për ndonjë sulm potencial.

Anija në fund pa probleme ka mbërritur në Dubai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button