Do të përmirësohen kushtet për punë të taksi kompanive

Qeveria së bashku me Asociacionin e taksi transportuesve do të angazhohet për përmirësim të kushteve për punë të taksi kompanive. Kjo është dakorduar në takimin e sotëm në Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Brendshme dhe atë të Transportit dhe Lidhjeve, Oliver Spasovski dhe Goran Sugareski, me përfaqësues të Asociacionit të taksi transportuesve.

Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, përfaqësuesit e asociacionit, në emër të 53 taksi kompanive nga Republika e Maqedonisë, i theksuan problemet me të cilat ballafaqohen në punën e tyre dhe kërkuan ndryshime në rregullativën ekzistuese ligjore dhe aftësimin e saj ndaj gjendjeve reale në taksi transportin.

Kryeministri Zaev tregoi mirëkuptim për iniciativën e tyre, shprehu vullnet të mirë dhe gatishmëri për bashkëpunim. Në këtë drejtim propozoi drejtime se si t’u dilet në ndihmë për gjetje të zgjidhjes së mençur për zgjidhje të problemeve të taksi transportuesve dhe të përmirësohen kushtet për punë të taksi kompanive.

Kryetari i Qeverisë u bëri thirrje edhe përfaqësuesve të Asociacionit të marrin pjesë aktivisht përmes komunikimit të përhershëm intensiv që të kontribuojnë me propozimet e tyre në përpilimin e zgjidhjes efikase dhe të pranueshme të përbashkët.

Përfaqësuesit e Asociacionit të taksi transportuesve në këtë rast posaçërisht e theksuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të cilin në vazhdimësi e kanë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button