Do të formohen grupe pune për ligj të ri për energjetikë

Informata për formim të grupeve të punës për përgatitje të projekt-tekstit të ligjit të ri për energjetikë, miratoi Qeveria në seancën e sotme.

Ministria e Ekonomisë në koordinim me Kabinetin e zëvendëskryetarit të Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike duhet të formojnë grup pune i cili do t’i koordinojë aktivitetet e lidhura me përgatitjen e projekt-tekstit të ligjit të ri për energjetikë me përfaqësues nga kabinetet e kryeministrit, zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Ministria e Ekonomisë dhe Komisioni Rregullator për Energjetikë, njofton shërbimi për informim i Qeverisë.

Dispozitat të cilat do të përgatiten u dedikohen tregut të energjisë elektrike, tregut të gazit natyror, energjisë për ngrohje, naftë dhe derivate të naftës dhe burimet ripërtëritëse të energjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button