fbpx

Katari vendosi regjim pa viza për qytetarët e 80 shteteve, edhe Maqedonia është në listë

Katari vendosi regjim pa viza për shtetas nga 80 vende me qëllim që ta stimulojë qarkullimin ajror dhe turizmin në vend, i cili për momentin është i izoluar për shkak të aktakuzave nga ana e fqinjëve për mbështetje të terrorizmit.

“Skema pa viza do t’i mundësojë Katarit që të bëhet vendi më i hapur në rajon”, deklaroi përfaqësuesi i Ministrisë katariane të Turizmit Hasan al Ibrahim.

“Shtetasit e 80 vendeve në botë vetëm do të duhet të tregojnë pasaportë valide gjatë hyrjes në Katar”, theksoi Muhamed Rashed al-Mazruej nga Ministria katariane e Punëve të Brendshme.

Regjimi më i ri, që menjëherë hyn në fuqi, do të vlejë për vendet e zonës së Shengenit të Bashkimit Evropian, vende tjera perëndimore, shtetasit e Amerikës Latine, Azisë, por edhe Libanit.

Shtetasve të 33 vendeve do t’u mundësohet, pa viza, të qëndrojnë në Katar në kohëzgjatje prej 180 ditëve, ndërsa qytetarëve nga 47 vende, midis të cilëve edhe shtetasit e Maqedonisë, do të kenë mundësi të qëndrojnë në vend deri në 30 ditë.

Lista e shteteve për të cilët hiqen vizat, mund të shihet në linkun: https://www.visitqatar.qa/plan/visas-requirements.html.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close