fbpx

Autoriteti Palestinez arreston 5 gazetarë në Bregun Perëndimor

 Forcat e sigurimit të Autoritetit Palestinez me qendër në Ramallah, arrestuan të martën vonë pesë gazetarë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, me akuza që kanë të bëjnë me çështjen e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Unioni i radiotelevizionit Islamik tha se të pesë gazetarët u morën nga shtëpitë e tyre në qytetet e Hebronit, Bethlehemit dhe Nablusit. “Forcat e sigurisë kanë bastisur shtëpitë e të arrestuarve, kanë sekuestruar telefonët celularë dhe kompjuterët e tyre”, thuhet në njoftimin e unionit.

Nga gazetarët e arrestuar, njëri i ka takuar agjencisë së lajmeve Shehab, që lidhet me Hamasin, një tjetër ka punuar për televizionin Al-Aqsa, ndërsa tre të tjerët për televizionin satelitor Al-Quds.

“Arrestimet paraqesin një sulm të drejtpërdrejtë kundër lirisë së fjalës dhe shtypit”, tha Unioni duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarëve. “Gazetarët duhet të lihen të qetë nga ndarjet që janë në shtet lidhur me çështjen palestineze”, thuhet më tej.

Një zyrtar palestinez sigurie, deklaroi për agjencinë e lajmeve Wafa, se gazetarët janë arrestuar sepse “kanë përcjellë informacione në një adresë armiqësore.”

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close