Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Kinë

 Si pasojë e një tërmeti me fuqi prej 7 ballë në rajonin Sichuan në jugperëndim të Kinës, numri i viktimave është rritur në 19, prej të cilëve 5 turistë, ndërsa janë plagosur 247 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, tërmeti i ndodhur ditën e djeshme në orën 21.19 me orën lokale në qendrën e provincës Jiuzhaigou në Sichuan, ishte në thellësi prej 20 kilometrash.

Që nga koha kur ndodhi tërmeti e deri më tani në Sichuan kanë ndodhur 17 tërmete pasuese nga 3 deri në 5 ballë.

Nga tërmeti në kryeqytetin Çingdu të rajonit i cili ndodhet 300 km nga Jiuzhaigou si dhe në rajonet përreth, konfirmohet se kanë humbur jetën 19 persona dhe janë plagosur 247 të tjerë. Ndërkohë është njoftuar se mes të vdekurve gjenden edhe 5 turistë.

Gjithashtu theksohet se në rajonet turistike qëndrojnë të bllokuar më shumë se 100 turistë. Ndër të tjera bëhet e ditur se në rajonin ku janë në vazhdim punimet e kërkim-shpëtimit një numër i madh ndërtesash janë shembur apo janë dëmtuar.

Ky vend konsiderohet ndër destinacionet më të rëndësishme të turizmit në Kinë.

Në anën tjetër njoftohet se në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një tërmet 6,6 ballë në rajonin Sinkiang-Ujgur të Kinës i cili ndodhet në një largësi afërsisht 3 mijë km nga Jiuzhaigou. Tërmeti i cili ka ardhur nga një thellësi 11 km në nëntokë është regjistruar në zonën Cinghe.

Në tërmetin që kishte ndodhur në vitin 2013 në Sichuan të Kinës me fuqi prej 7 ballë, kishin humbur jetën rreth 200 persona, ndërsa ishin plagosur mbi 11 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button