Ministri Saliji në takim me ambasadorin italian Romeo

Aktivitet e Ministrisë së Drejtësisë (MD) në periudhën dymujore dhe planet afatshkurte të këtij dikasteri ishin temat e takimit të sotëm mes ministrit të Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë Bilen Saliji dhe ambasadorit të Italisë në Shkup, Karlo Romeo, transmeton MIA.

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji e informoi Ambasadorin Italian për koncentrimin e fuqishëm që ka Qeveria për të zbatuar reformat që shpijnë drejtë integrimit në strukturat euroatlantike, duke potencuar edhe hartimin e programit 3-6-9, thuhet në kumtesën e MD-së.

Ambasadori Romeo, uroi ministrin Saliji dhe siguroi se vendi I tij do të përkrah maksimalisht vendin tonë në zbatimin e reformave të paralajmëruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button