Arrestohet i dyshuari i sulmit ndaj ushtarëve në Paris

Arrestohet i plagosur i dyshuari në lidhje me sulmin ndaj ushtarëve në Paris të cilët po patrullonin në orët e para të mëngjesit në rajonin periferik Levallois-Perret të Parisit, në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet e institucioneve të sigurisë, mësohet se automjeti i të dyshuarit për sulmin ku u plagosën gjashtë ushtarë nga të cilët tre në gjende të rëndë, është ndaluar në autostradën A16 teksa lëvizte nga Parisi në drejtim të Calais në veri të vendit. Bëhet e ditur se i dyshuari është neutralizuar duke u plagosur.

Rreth orës 08.00 me orën lokale në rajonin periferik Levallois-Perret të Parisit një automjet ka përplasur ushtarët të cilët përgatiteshin të dilnin në patrullim.

Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, ka njoftuar se sulmi ishte kryer me vetëdije dhe sipas informacioneve që kanë dhënë burimet ushtarake është vlerësuar se sulmuesi ka qenë i vetëm.

Ndër të tjera Prokuroria kundër terrorizmit në Paris ka theksuar se në lidhje me ngjarjen është nisur një hetim të cilin do ta kryejnë shërbimet e brendshme inteligjente të Francës (DGSI) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Gjyqësore (DCPJ).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button