Zgjedhjet lokale, OJQ-të kërkojnë përmirësim të procesit zgjedhor

Keqpërdorimi i resurseve shtetërore për qëllime politike, rregullimi i listës zgjedhore, korrupsioni politik, presioni ndaj votuesve dhe ndarja e shtetit nga partitë politike, janë disa nga pengesat të cilat i kanë shoqëruar proceset zgjedhore gjatë viteve të kaluara e të cilat institucionet e vendit duhet t’i eliminojnë, konsiderojnë OJQ-të të cilat merren me monitorimin e procesit zgjedhor, njofton Alsat.

Xhabir Deralla nga Qendra për Liri “Civil”thotë se për një proces të mirëfillt zgjedhorë institucionet përkatëse duhet ti zbatojnë këto reforma të ndërlidhura me procesin zgjedhorë. Deralla nuk përjashton mundësin që përmes formave demokratike të ndikojnë në zbatimin e reformave zgjedhore.

Nga Asociacioni Qytetar “MOST” thonë se institucionet e vendit duhet të marrin masa preventive për ngritjen e vetëdijes mbi ndarjen e shtetit nga partitë politike, ndërkaq shtojën se pavarësisht të gjitha masave të rekomanduara pa vullnet politik asgjë nuk do të këtë përmirësim.

Zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 15 tetor ndërkaq fushata zgjedhore sipas kalendarit të KSHZ-së fillon më 25 shtator. Partitë më së voni deri më 9 shtator duhet t’i dorëzojnë listat e kandidatëve ndërkaq inspektimi i listës zgjedhore do të filloj më 21 gushti dhe do të zgjas deri më 9 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button