Mbyllet edhe javorja “Republika”, ja çfarë do të ndodhë me gazetarët

Javorja “Republika” nuk do të punojë më, kështu u njoftuan sot të punësuarit e saj, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të “Fokus” punonjësve u është bërë e ditur se gazetarët do të punojnë në portal ndërkaq të tjerët do të largohen nga puna.

Pronar i “Republikës” ishte ndërmarrja “Iresine Limited” nga zona Belize e cila ndërmarrje gjatë vitit 2016 u largua nga pronësia dhe javoren e portalin e udhëhoqi drejtori i saj Done Donevski.

Në fund të muajit prill me punë ndaluan edhe gazetat “Utrinski vesnik” dhe “Vest” ndërkaq më 13 qershor u shtyp numri i fundit i gazetës “Dnevnik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button