Lista Srpska me shumë kushte për koalicionin qeverisës

Përfaqësuesit politikë serbë e kanë rritur pazarin për të qenë pjesë ose për të përkrahur koalicionin qeverisës në Kosovë.

Të paktën kështu njoftojnë sot medie të Beogradit, transmeton Koha.net.

Formimi i Asociacionit të Komunave serbe, pjesëmarrja e serbëve në institucione me kapacitet më të madh, formimi i komunave të reja me shumicë serbe si dhe garancitë se pa përfaqësues të serbëve nuk do të shkelet mbi pasurinë që u takon atyre, janë vetëm disa nga kërkesat e Listës Srpska e cila do t’i paraqesë para politike nëse fare arrihet marrëveshja për koalicionin.

Këto janë “linjat e kuqe” që sipas “novostionline” i ka bërë sot publike Lista Srpska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button