fbpx

Ermonela Jaho shkëlqen në Peralade, mediet spanjolle e krahasojnë me Maria Callas

Sopranoja e famshme Ermonela Jaho është ngjitur në skenën e Festivalit Peralade të Spanjës, ku në edicionin e 31-të, ka përfshirë artistët më me ndikim në vende të ndryshme të botës.

Ermonela Jaho ka mrekulluar audiencën spanjolle me rolin e saj në shfaqjen operistike “Madama Butterfly”, e cila tashmë ka bërë paraqitjen e parë, kurse po në këtë festival do të ngjitet edhe një herë me këtë shfaqje, pikërisht në mbrëmjen e sotme, shkruan KultPlus.

Dhe performanca e saj është vlerësuar aq lartë nga mediet spanjolle, ku sopranoja shqiptare është krahasuar me artisten e madhe Maria Callas, krahasim që padyshim i vë edhe një vulë të rëndësishme suksesit të Ermonelës, e cila viteve të fundit ka pushtuar skenat më prestigjioze të botës.
Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close