Sot do të mbajë seancë Qeveria, priten ndryshime të reja kadrovike

Sonte pritet raund i ri i ndryshimeve kadrovike pas mbarimit të seancës së Qeverisë, njofton Portalb.mk.

Përveç çështjeve kadrovike, në rend dite në Qeveri janë edhe një sërë pika aktuale si informimi nga Qendra për Menaxhim me krizat për zjarret dhe rekomandimet e Komisionit për Parandalim nga Pasojat nga Valët e Nxehtit.

Në seancë gjithashtu do të diskutohet edhe raportet për punën e Këshillit për Buxhet Gjyqësor dhe për realizimin e buxhetit gjyqësor për vitin 2015, ndërkaq me propozim të Ministrisë së Financave do të shqyrtohet edhe raporti vjetor për menaxhim me borxhin publik të Republikës së Maqedonisë.

Si propozim i Ministrisë së Ekonomisë, në seancën e sotme të Qeverisë, do të jetë edhe informata në lidhje me formimin e grupeve punuese për përgatitjen e draft-tekstit të ligjit të ri për energjetikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button