Deputetët e VMRO-DPMNE-së e okupuan foltoren në debatin për shkarkimin e Zvërlevskit (VIDEO)

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, sot e kanë okupuar foltoren e fillimit nga seanca kuvendore në të cilën si pikë e parë është shkarkimi i prokurorit publik, Marko Zvërlevski, njofton Portalb.mk.

Në fjalim ka dalë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, edhe pse nuk ka pasur fjalë pas së cilës  kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka kërkaur që sigurimi të intervenojë.

“E ftoj sigurimin ta vendos rendin. Antonio Milloshovski lëshojeni foltoren”, tha Xhaferi.

Pasi që Milloshoski ka refuzuar që të kthehet në vendin e tij, rreth tij kanë ardhur bashkëpartiakët e tij, për shkak së cilës Xhaferi dha  10 minuta pauzë dhe i ftoi deputetët ta lëshojnë sallën.

Pas një ore pauzë, deputetët përsëri janë kthyer në Kuvend. Milloshoski e ka porositur Xhaferin që “të ndalojë me shkelje të rregullore”. Në konferencë për shtyp, Dimovski, akuzoi se kryetari i Kuvendit dhe shumica parlamentare po e shkelin Kodin Zgjedhor.

Qëndrimin e tyre se shkarkimi i Zvërlevskit duhet të bëhet pas shpalljes së zgjedhjeve, opozita e mbështet në nenin 8 nga Kodi Zgjedhor i cili thotë se “nuk mund të ketë shkarkim dhe emërim gjatë kohës kur janë shpallur zgjedhjet”.

Seanca e re për Zvërlevskin do të vazhdojë të premten në ora 11:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button