Padi penale për agjentin zbulues të afërt me Ivanovin

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale kundër 25 vjeçarit Bllagojçe Ristovski, i punësuar në Agjencinë për Zbulim i cili u arrestua mbrëmë para fillimit të Superkupës së UEFA-s në Shkup, njofton Portalb.mk.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në konferencë për shtyp informoi se padia penale është ngritur kundër agjentit zbulues ngaqë u përpjek të pengojë person zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës së tij.

“Personat të cilët punojnë shërbime nuk kanë të drejtë të pengojnë persona zyrtarë gjatë kryerjes së obligimit të tyre. MPB do të ngritë padi penale, kurse pres që institucioni i tij të ndërmerr masat e duhura”, tha Spasovski.

Përndryshe, i punësuari në Agjencinë për Zbulim mbrëmë para fillimit të Superkupës së UEFA-s e cila u mbajt në arenën “Filipi II” ka qenë nën ndikim të alkoolit. Më pas i njëjti ka filluar zënkë verbale me sigurimin nga pakënaqësia se shumë gjatë zgjati kontrolli i tifozëve që erdhën për të ndjekë ndeshjen.

“Fillimisht e ka larguar fytyrën deri sa është bërë kontroll, njëkohësish Xhelat Fazliovskin i cili e ka kryer kontrollin, e ka shtyrë anësh. Kur kanë filluar kolegët e Fazliovskit të intervenojnë, i njëjti ka nxjerrë legjitimacionin zyrtar se është i punësuar në Agjencinë për Zbulim”, sqaruan rastin nga MPB.

Ristovski ka rezistuar edhe përskaj përpjekjeve të shërbimeve policore që të njëjtin ta qetësojnë, me çka ka qenë i lidhur në duar dhe është dërguar në stacion policor në Kisela Vodë. Në tekstin për alkool të njëjtin i ka dalë 1.06 përqendrimi i alkoolit.

Agjencia për Zbulim është nën kompetencë të kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button