Makina përplas ushtarët, 6 të plagosur në Paris

Një automjet ka shtypur një grup ushtarësh francez në Levallois-Perret, në perfieri të Parisit, transmeton Top Channel.

Sipas të dhënave të mediave ndërkombëtare bëhet fjalë për të paktën 6 ushtarë të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të makinës në arrati, por ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një akti të planifikuar apo jo.

Prefektura e Parisit ndërkohë, bëri të ditur se “për momentin bëhet fjalë për një incident, dhe ka nisur hetimi”. Për kryetarin e bashkisë së Levallois, Patrick Balkanybëhet fjalë për një “akt të qëllimshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button