Shekerinska: Anëtarësimi në NATO do t’i vë fund ndikim rus në vend

Integrimi në NATO, sipas ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, do ta ul ndikimin rus në vend. Në intervistë për agjencinë “BllumBerg” ajo ka thënë se po bëhen përpjekje të forta për anëtarësimin e Maqedonisë në aleancën e NATO-s me qëllim që të mbrohet vendi nga përzierja ruse në punët e brendshme, njofton Portalb.mk.

“Edhe para zgjedhjes së kabinetit të ri keni qenë dëshmitar për “rrjedhje” të informacioneve për përpjekjet e Rusisë që të ndikojë në fushat kyçëse të politikës dhe në fushën e sigurisë. Jemi të shqetësuar edhe nga ky fakt. Premtojmë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO mund t’ju vë fund këtyre përpjekjeve”, tha Shekerinska.

Shekerinska theksoi se qeveria e Zoran Zaevit insiston t’i përmirësojë marrëdhëniet me Greqinë, e cila për shkak kontekstit me emrin e bllokon qasjen e Maqedonisë në NATO.

Prioriteti i Qeverisë së re, shtoi, do të jenë reformat e brendshme të cilat sipas planit duhet të zbatohen në afat prej 9-të muajve që të përshpejtohet procesi për anëtarësim në NATO. Si probleme kyçëse të cilat theksohen janë sundimi i së drejtës dhe pavarësia e gjykatave.

“Do të bëjmë gjithçka për zbatimin e këtyre reformave, por gjithashtu do të kërkojmë nga vendet anëtare të NATO-s t’i vlerësojmë këto përpjeke, si dhe rezultatet e tyre sa më shpejtë që është e mundur”, deklaroi Sheqerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button