Shkup, 12 persona janë arrestuar për rishitje të biletave

Policia ka arrestuar gjithsej 12 persona, për shkak të rishitjes ilegale të biletave për ndeshjen e Superkupës së UEFA-s, njofton Portalb.mk.

Nga të arrestuarit, dy persona janë anglez, dy ukrainas, një rus, një serb dhe dy maqedonas.

Bëhet fjalë për dy shtetas anglez të cilët ua kanë rishitur biletat dy shtetasve ukrainas. Gjatë kryerjes së kontrollit të shtetasit ukrahiinas janë gjetur gjithsej 5 bileta pa të dhëna personale, ndërkaq te njëri nga shtetasit anglez janë gjetur 6 bileta me emra të ndryshëm. Pas mbarimit të bisedës, njëri nga shtetasit ukrainas ka deklaruar se një ose dy bileta i ka blerë nga anglezët.

Për ngjarjen është i njoftuar prokurori publik dhe pas procedurës së shpejtë do të dorëzohet padi përkatëse për kryerjen e veprës penale “tregti e palejueshme” sipas nenit 277 nga Kodi Penal.

Për shkak të shitjes së rekuizitave të brenduara, Policia ka arrestuar një bullgar dhe një shtetas maqedonas, ndërkaq sipas informatave maqedonasi është i punësuar në Agjencinë për Zbulim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button