Në Nagasaki nderohen viktimat nga sulmi me bombë bërthamore në vitin 1945

Në qytetin japonez Nagasaki u mbajt ceremoni në përkujtim të 72-vjetorit të sulmit amerikan me bombë bërthamore. Ceremonia filloi me një minutë heshtje në përkujtim të viktimave.

Më 9 gusht 1945 në orën 11 dhe dy minuta u hodh bomba bërthamore prej bombarduesit strategjik B-29.

Kryebashkiaku, Tomihisa Taue lexoi një Deklaratë për paqe me thirrje për çarmatimin e plotë bërthamor. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të rreth 60 shteteve. Numri i viktimave prej bombardimit në Nagasaki është 175.743 persona. Vitin e kaluar kjo listë u rrit me mbi 3,5 mijë emra të rinj. Në mesin e tyre janë edhe të vdekur gjatë goditjes vdekja e së cilit nuk është konfirmuar.

Qytetet japoneze Nagasaki dhe Hiroshima janë sulmuar me bomba bërthamore. Ato janë sulme të veçanta në histori. Janë kryer në fund të Luftës së dytë botërore. Qëllimi zyrtar ishte – kapitulimi i përshpejtuar i perandorisë japoneze.

SHBA-ja i arsyeton veprimet me “domosdoshmëri ushtarake”.

Nagasaki u bombardua tre ditë pas Hiroshimës.

Fillimisht, cak i sulmit nën komandën e major Çarls Suini ka qenë qyteti Kokura në pjesën veriore të ishullit Kjushju. Më 9 gusht në mëngjes mbi këtë qytet ka qenë jashtëzakonisht vranët dhe për këtë, Suini ka sjellë vendim që ta drejtojë bombarduesin drejt Nagasakit.

Bomba bërthamore mbi Nagasaki ka qenë dy herë më e fuqishme se ajo mbi Hiroshimë. Koordinatat joprecize dhe reliefi lokal kanë kontribuar deri diku që të zvogëlohen dëmet prej shpërthimit. Në momentin e shpërthimit jetën e kanë humbur 70 mijë persona në qytetin i cili praktikisht ka qenë i shkatërruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button