Kosova në Estoni për të bërë hapin e madh

Fitorja ndaj Maqedonisë ka rritur besimin te përfaqësuesja e Kosovës në basketboll për sukses në ndeshjen e parë në udhëtim, në kuadër të parakualifikimeve për botërorin e vitit 2019.

Kosova të mërkurën (sot) nga ora 17:30 në Tallin luan me Estoninë, në kuadër të Grupit C. Kosova një javë më parë arriti sukses historik, përkatësisht fitoren e parë zyrtare ndaj Maqedonisë, në Prishtinë më shifrat 72:68, shkruan sot Koha Ditore.

Maqedoninë në Shkup e mposhti edhe Estonia, të shtunën, dhe kështu Kosova dhe Estonia prijnë në grup. Dy prej tri përfaqësueseve të grupit sigurojnë kalimin në raundin tjetër dhe fitorja eventuale në Tallin do të ishte me shumë peshë për Kosovën. Ajo të shtunën luan në Shkup me Maqedoninë, ndërsa në 19 gusht e pret Estoninë për ndeshjen e fundit të këtij cikli.

Përfaqësuesja të martën ka pasur një udhëtim të gjatë për në Estoni, ndërsa Lis Shoshi, njëri prej lojtarëve të rinj të Kosovës, është shprehur optimist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button