Mbrerërit fituan Super Kupën (VIDEO)

Shkupi me sukses kaloi testin e organizatorit të mirë për një nga ndeshjet më të rëndësishme të Evropës, Super Kupën e UEFA-s. Në një atmosferë të mrekullueshme para më shumë se 30 mijë tifozëve që kishin ardhur në Shkup nga vende të ndryshme të rajonit, Evropës e botës, dy ekipet dhuruan ndeshje kualitative me rezultat 2:1 për Real Madridin duke e bërë skuadrën e dytë e cila dy vjet me radhë ka fituar Superkupën e UEFA-së, njofton Portalb.mk.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me gol epërsi për Realin e Madridit, me golin e shënuar në minutën e 24-t nga Casemiro.

45 minutat e para na dhuruan një ndeshje mjaft të taktizuar, e cila u zhvillua kryesisht në mesfushë ku pati duele të shumta.

Pjesa e dytë e lojës vazhdoi me edhe dy gola të tjerë nga që të dy skuadrat, skuadra spanjolle shënoi gol në minutën e 52-të nga Isco, ndërsa për skuadrën angleze golin e vetëm e shënoi Lukaku në minutën e 62-të.

Skuadra mbretërore pasi sezonin e shkuar u bë skuadra e parë që dy vite me radhë triumfoi në Ligën e Kampionëve, sonte në Shkup, e përsëriti suksesin e Milanit të shënuar në sezonin 1989 dhe 1990 dhe të bëhet skuadra e dytë e cila dy vjet me radhë ka fituar Superkupën e UEFA-së. Deri më tani “mbretërit” tre herë e kanë fituar këtë trofe, aq sa edhe trajneri I tyre Zidan i cili dy herë e ka fituar si futbollit dhe një si trajner.

Stadiumi “Filipi i dytë” i cili ka kapacitet prej 33.460 ulëse, ishte i mbushur përplot me mbështetësit e dy skuadrave më të pasura dhe më të njohura në botë. Përveç stadiumit, edhe rrugët e qytetit janë “të pushtuara” nga tifozë të të dyja skuadrave të cilët nuk arritën të sigurojnë bileta për të ndjekur ndeshjen në stadium.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button