Dorëzohet Macron. S’ka status për “Zonjën e Parë”

Gruaja e presidentit francez, Brigitte Macron nuk do ta ketë titullin zyrtar “Zonjë e Parë” dhe as buxhet personal, transmeton Top Channel. 

Peticioni i firmosur “online” nga më shumë se 280 mijë njerëz, duket se zuri në befasi qeverinë franceze, e cila duket se ka ndryshuar mendim.

Sipas autoriteteve franceze, në ditët e ardhshme do të publikohet një kartë transparence, që do të sqarojë pozicionin e gruas së Emmanuel Macron, por ndihmësit presidencialë ngulin këmbë se roli i saj do të jetë rreptësisht publik dhe jo politik.

Zyrtarisht, pallati presidencial nuk ka komentuar, por zyrtarë të ndryshëm u detyruan të reagojnë pas peticionit që kundërshtonte titullin zyrtar, statusin dhe buxhetin, enkas për gruan e Macron.

Stafi i presidentit Macron këmbënguli se ndryshimi në qëndrim nuk erdhi për shkak të peticionit, apo kundërshtimit publik, por si reflektim i grupit të punës.

Çështja shkaktoi një kontradiktë vërtet të fortë, pasi erdhi në momentin kur Macron po përpiqet të miratojë ligjin e moralit, që ndalon parlamentarët të punësojnë partnerët apo fëmijët e tyre. Ndërsa nga plani i tij, dukej sikur ai po punësonte gruan e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button