Një pjesë e komunës Qendër nesër pa ujë

Shfrytëzuesit nga rrugët “Aminta Treti”, “Naum Naumovski Borçe” dhe “Çedomir Minderoviq” në komunën Qendër nesër nga ora 8 do të mbeten pa ujë të pijshëm.

Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me ujë është mënjanimi i defektit rrugor të gypit ujësjellës me diametër prej 80 milimetra në rrugën “Aminta Treti” nr.33.

Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë derisa ekipet e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup nuk e mënjanojnë defektin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button