fbpx

Chris Brown nuk e ndan mendjen nga Rihanna!

Ajo po çmend internetin me fotot e saj më të fundit gjatë festimit të karnavaleve. Veshur me bikini të zbukuruara me Swarovski dhe sandale stil gladiatori, Rihanna nuk i lë shumë vend imagjinatës. Duke i mbyllur dhe një herë gojën të gjithë atyre që e kritikuan për shtimin e saj në peshë, duket se ka qenë diçka tjetër që spikati në Instagramin e Riri-t, shkruan Borodo.al.

Chris Brown, ish-i dashuri këngëtares, me të cilin pati një histori të dhunshme, duket se i është rikthyer dashurisë së vjetër. Poshtë fotos së artistes, ai ka komentuar vetëm një ikonë emojii me dy sy që shohin, duke sugjeruar se po i pëlqen së tepërmi ajo që sheh. Kanë qenë të menjëhershme kundërpërgjigjet e fansave, që i janë drejtuar ashpër reperit. “E pate një herë, tani harroje”, “Të lutem, mbaje energjinë negative larg nga Rihanna”, “Lëre Riri-n rehat” – këto e shumë të tjera kanë shërbyer si mur mbrojtës ndaj imazhit të këngëtares. Reagimi i Rihanna-s? Ende asnjë, sepse mesa duket është shumë e zënë duke ndarë shtratin me miliarderin arab. Epo, Riri mbetet Riri!

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close