Maqedoni, pritet që të zgjidhet problemi i importit të pemëve dhe perimeve

Ministri i Bujqësisë i Kroacisë Tomisllav Tollushiq sot, në bisedë telefonike me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë Lupço Nikollovski, ka treguar interes për gjetje të zgjidhjes për problemin e krijuar pas vendosjes së Rregullores për import të pemëve dhe perimeve të freskëta, njofton Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Sipas MBPEU-së, pas konkluzionit të djeshëm të përbashkët të ministrave në Sarajevë, Kroacia urgjentisht t’i shfuqizojë dispozitat nga Rregullorja, Nikollovski është në kontakt me kolegët e tij nga BeH-ja, Serbia, dhe Mali i Zim Mirko Sharoviq, Rasim Lajiq dhe Dragica Sekuliq.

Kroacia më 15 korrik të këtij viti miratoi Rregullore të re për mbikëqyrje inspektuese dhe kontroll për harmonizim të pemëve dhe perimeve me të cilin shpenzimet për kontrolli i cilësisë së pemëve dhe perimeve për vende të treta rriten nga 90 kuna të deritanishme (12 euro) për prodhim, në 2.000 kuna (247 euro).

Rritja e këtillë e njëfishtë e taksave gjatë importit të pemëve dhe perimeve për 20 herë, do të bëjë problem jo vetëm tek ne, por edhe në rajon, vlerësuan institucionet kompetente dhe reaguan menjëherë.

Maqedonia dërgoi notë deri te Kroaci për stopim të Rregullores, me ç’rast pasonte edhe takimi i përbashkët i ministrave nga rajoni në Sarajevë. Ministri Nikollovski potencoi se Maqedonia dëshiron ta mbrojë prodhimtarinë vendore përmes respektimit të ndërsjellë të marrëveshjeve të nënshkruara ndërkombëtare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button