Gratë e përdorin trurin më shumë se burrat

Është ndër stereotipet më të popullarizuara, që gratë i mendojnë gjërat më shumë se burrat.

E tani studimi më i madh i realizuar ndonjëherë me skanimet e trurit, ka gjetur prova që mbështesin këtë teori.

Analizimi i të dhënave nga më shumë se 45 mijë studime, ka treguar që truri i grave është dukshëm më aktiv krahasuar me atë të burrave.

Hulumtuesit nga Amen Clinics në Kaliformia, kanë thënë që qarkullimi i gjakut nëpër disa pjesë të trurit tek gratë është shumë më i lartë, kështu duke rritur mundësitë për fokus dhe empati gjithashtu edhe për ankth.

Këto të gjetura mund të ndihmojnë edhe me gjetjen e shkaqeve se pse disa çrregullime të trurit janë më të shpeshta tek gratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button