LSDM: Në pajtueshmëri me Planin 3-6-9 filloi çlirimi i institucioneve

Përfundoi koha e institucioneve të partizuara dhe robëruara të cilat në vend të shërbimit për qytetarë, punuan në shërbim të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit.

“Në pajtueshmëri me Planin reformues 3-6-9 të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, ka filluar procesi i çlirimit dhe profesionalizimit të institucioneve të robëruara dhe të keqpërdorura nga VMRO-DPMNE-ja. Procesi i tillë do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve lokale kur do të çlirohen institucionet në nivel lokal”, thekson LSDM.

Reformat në administratë garantojnë shërbim profesional, të pavarur dhe të lirë për qytetarët dhe insitucione shtetërore që do të punojnë në interes të qytetarëve dhe shtetit, në vend të interesit të politikanëve dhe partive ashtu siç ka bërë VMRO-DPMNE dhe Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button