Maqedonia në tre ditët e ardhshme në fazën portokalli, Ministria e Shëndetësisë me rekomandime

Ministria e Shëndetësisë informon se në tre ditët e ardhshme (nga e mërkura deri të premten) territori i vendit do të përfshihet nga temperatura të larta nga faza e portokalltë dhe vazhdojnë të vlejnë sugjerimet e Ministrisë së Shëndetësisë-që nga obligimet e punës të jenë të liruara gratë shtatzëna dhe personat nga mosha mbi 60 vjeçare, ndërsa të gjithë personat tjerë në rast të paraqitjes së çfarëdo lloj problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë.

Punëdhënësve iu rekomandohet që ta riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të evitojnë aktivitete në vendet e hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00, si dhe sigurim të pushimit nën hije dhe lëngje të mjaftueshme në ҫdo dy orë.

Ministria e shëndetësisë rekomandon që të mos realizohen aktivitete sportive në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00 dhe veçanërisht institucioneve për përkujdesin e fëmijëve (kopshteve për fëmijë) i’u rekomandohet që të mos i ekspozojnë fëmijët në ambiente të hapura dhe të mos praktikojnë aktivitete sportive në këtë periudhë kohore.

“Të gjithë qytetarët e vendit i përkujtojmë që është e nevojshme që t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë: Mbrojtje nga ekspozim i drejtpërdrejtë në diell, shmangie nga qëndrimi në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00, përdorim i gardërobës së lehtë, konsumim i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, si dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit. Personave me sëmundje kronike iu rekomandohet pranim i rregullt i terapisë së dhënë, ndërsa në rast të paraqitjes së çfarëdo qoftë problemi shëndetësorë ta kontaktojnë mjekun e tyre amë. Për shkakun e temperaturave të larta të paralajmëruara për ditët vijuese po e theksojmë se nevojitet nivel më i lartë i kujdesit gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Informacionet lidhur me valët e të nxehtit jepen vazhdimisht në faqen e internetit: www.toplotnibranovi.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button