Hidhet në erë me eksploziv magazina në Lezhë

Magazina e një 60-vjeçari në Lezhë, K.C, është hedhur në erë në mes të natës që shkoi.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.

Magazina ndodhej në lagjen “Skënderbeg” dhe ishte jofunksionale

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe ekspertët xhenier, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit, shkruan syri.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button