Bardhyl Kollçaku gradohet si kolonel brigade në Shqipëri

Në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura u zhvillua ceremonia e gradimit të gjeneral brigade, Bardhyl Kollçakut, të cilit iu akordua grada madhore me dekret të presidentit të Republikës, me propozim të ministres së Mbrojtjes.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli shprehu kënaqësinë për dhënien e gradës për gjeneral brigade Kollçakun dhe vlerësoi kontributin e tij gjatë 35 viteve karrierës së tij në Forcat e Armatosura.

“Kam kënaqësinë që gjatë këtij 4-vjeçari atij gjerdani të gjeneralëve t’i shtohet edhe një gjeneral tjetër, një ushtarak i devotshëm, që ka ditur që në 35 e ca vjet të karrierës së tij, t’i shërbejë atdheut në shërbim të Kushtetutës, t’i shërbejë njerëzve në shërbim të moralit dhe sigurisht të përmbushë të gjitha detyrat që janë ngarkuar.”

Më tej, ministrja Kodheli uroi gjeneral brigade Kollçakun për marrjen e gradës dhe shprehu besimin për përkushtimin e tij dhe gjithë piramidës drejtuese të FA, për një angazhim më të madh në të ardhmen.

Në fjalën e tij gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, falënderoi ministren Kodheli për vlerësimin si dhe kolegët, vartësit, eprorët me të cilët ka punuar ndër vite, duke u angazhuar se do ta mbajë me nder, me përkushtim maksimal gradën duke u udhëhequr nga trinomi detyra-nderi-atdheu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button